Ligjshmeria

picture

Tatimet dhe taksat gjate transaksioneve te pasurive te paluajtshme INDIVIDET qe shesin pasuri te paluajtshme, paguajnë tatim mbi te ardhurat nga shitja ne këtë mënyrë:

Individet per kalimin e te drejtes se pronesise mbi pasurite e paluajtshme si : toke, ndertesa,do te tatohen me 10 perqind te fitimeve kapitale te realizuara, pra me diferencen midis vleres se shitjes dhe vleres se blerjes se pasurise. Ne percaktimin e vleres se shitjes, duhet qe çmimi i shitjes per meter katror te mos jete me i ulet se çmimi minimal fiskal i percaktuar sipas zonave me V.K.M (Vendimi I Keshillit te Ministrave) Ne rastet e dhurimit te pasurise se paluajtshme, tatimi do te percaktohet nga persona te licensuar per vleresimin e pasurive te paluajtshme dhe çmimi per meter katror nuk duhet te jete me i ulet se çmimi minimal fiskal i percaktuar sipas zonave me V.K.M (Vendim te Keshillit te Ministrave. ) Kur individet kalojne pronesine per here te dyte e ne vazhdim, per efekt te llogarise se fitimit kapital te realizuar, do te merret diferenca midis vleres se shitjes dhe vleres se blerjes se percaktuar ne kontraten paraardhese. Ne rastet kur kemi shkembim te se drejtes se pronesise mbi token, me te drejten e pronesise mbi sipërfaqen e ndertimit, nuk zbatohet tatimi mbi kalimin e se drejtes se pronesise. Ne kete rast do te veprohet sipas përcaktimit ligjor te dhene ne paragrafin e dyte te nenit 4 te Ligjit Nr 9716, date 16.04.2007. Ne rastin e kalimit te se drejtes se pronesise mbi token, per efekt te përcaktimit te tatimit mbi te ardhurat per kalim pronësie, çmimet minimale fiskale do te jene ato te përcaktuara ne Vendimet e Këshillit te Ministrave, VKM nr. 816, date 20.12.2006, VKM nr. 555, date 29.08.2007, VKM nr. 653, date 29.09.2007

Hyni ne llogarine tuaj

Perdorues

 

Fjalekalimi

 


Rreth nesh

"A.A.C IMMOBILIARE" ju ofron nje pafundesi pronash per t’ju pershtatur kerkesave tuaja ne menyre perfekte. Ne qofte se jeni duke kerkuar per nje investim,prone konkuruese dhe te suksesshme atehere mos humbinsi me kohe se gjithcka qe ju kerkoni do ta gjeni prane agjensise tone.

Na kontaktoni

Adresa:Lagjia "Loni Dhamo", Rruga "Bulevardi Shetitorja e Palmave", "Kompleksi Tre Kolonat", Lushnje.
Tel/Fax: + 355 35 22 5984
Cel: + 355 (0) 69 40 92 551
Email: info@aacimmobiliare.com
Kontakto